Topi firmos me Ramën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fryma e Re Demokratike i është bashkuar koalicionit te majte per zgjedhjet e 21qershorit. Pas një takimi, dy krerët e partive politike, Edi Rama dhe Bamir Topi konfirmuan arritjen e marrëveshjes. Rama tha se nga Bamir Topi nuk është kërkuar mbështetje për ndonjë kandidaturë, por thjesht bashkëpunim për një qeverisje vendore.Edi Rama: Në fakt negociatat me FRD janë të ndryshme nga negociatat e tjera. Nuk është folur në asnjë moment për zona apo njësi të kërkuara nga pala tjetër. Pra FRD nuk ka kërkuar prej nesh ndonjë mbështetje për kandidaturë në ndonjë vendore, por ka shprehur interesimin për të bashkëpunuar, për të lidhur marrëveshje për një qeverisje vendore, duke qenë në koalicion, duke ruajtur identitetin e palëve. Kemi vlerësuar këtë qasje si një kontribut që kjo parti jep për politikën shqiptare. Pra ne jemi të vetëdijshëm që FRD është një forcë në opozitë me qeverinë, por jemi të kënaqur që në këto zgjedhje do jemi bashkë për të përcjellë këtë fyrmë demokratike.Bamir Topi: Erdhëm në një përfundim pozitiv të negociatave të cilat filluan të realizohen në fillm të një ftese që erdhi nga kryeministri. Është e rëndësishme të rimerret nga publiku rikonfirmimi jonë si një parti e qendrës së djathtë. Jemi lodhur në këtë tranzicion të gjatë. Duke parë konflikte në administrimin e qyteteve, ndërkohe që këto janë hapësirat tona. Unë besoj se ky bashkëpunim është mbi baznë e një vullneti politik dhe qytetar.Marrëveshja nuk e pengon Frymën e Re Demokratike që në rang qeverisjeje qendrore të vazhdojë pozicionin e saj kritikues si parti opozitare.