Kushtetuesja rrëzon byronë e hetimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që kryeministri Rama e konsideroi si një lajm të mirë asistencën e FBI për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për Gjykatën Kushtetuese nuk është kështu. Kjo Gjykatë e shpalli si të papajtueshëm me kushtetutën ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit për të cilën qeveria kishte gati dhe kuadrin ligjor. Vetëm pak kohë më parë, demokratët ankimuan në Kushtetuese, ligjin për ngritjen e Byrosë. Sipas tyre, ngritja e kësaj strukture pjesë e ligjit për Policinë e Shtetit dhe funksionimi i saj në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe qeverisë së tij, e bën Byronë Kombëtare të Hetimit tërësisht politike. Sipas demokratëve, nëpërmjet krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pushteti ekzekutiv kërkon që në mënyrë antikushtetuese të udhëheqë hetimin penal në fushën e korrupsionit, duke shmangur akuzën. Byroja Kombëtare e Hetimit, si një strukturë policore që drejtohet nga ministri i Brendshëm, është krijuar me qëllimin e vetëm të shmangies së prokurorisë dhe rolit thelbësor që ka ky organ në luftën ndaj kriminalitetit thuhej në kërkesën e Partisë Demokratike.