http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo fermer, i cili kërkon të investojë në bujqësi, për të hapur një fermë, fabrikë apo punishte mund të aplikojë te Ministria e Bujqësisë që prej ditës së hënë në mënyrë që të marrë paratë e financimit. Qeveria shqiptare së bashku me Ambasadën Gjermane e Daneze kanë arritur të miratojnë një projekt prej 13 milion eurosh i cili do të mbështesë ata që investojnë në agroturizëm, drurë arrorë, bimë medicinale dhe bagëti të imta. Kushti për të përfituar nga këto fonde është që të arrish të nxjerrësh produkte konkurruese të cilat janë të njëjta me ato që të tregtohen në vendet e Bashkimit Europian. Ata të cilët duan të hapin një fabrikë, mund të marrin financim deri në 80 mijë dollarë, ndërsa për ferma më të vogla fondi që miratohet arrin në 30 mijë euro. Nëse doni të investoni në drurë frutorë dhe arrorë, bimë mjekësore dhe bagëti të imta atëherë aplikoni për këtë skemë. Vetëm mos harroni që produktet tuaja duhet të jenë të cilësishme dhe të plotësojnë standardet e Bashkimit Europian, vetëm kështu mund të bëheni konkurrues dhe të rriteni. Skema do të aplikohet në 6 qarqe: Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, ku fokusi kryesor është nxitja e prodhimit bujqësor në zonat malore dhe kodrinore. Marrja e këtyre financimeve ul nga kahu tjetër edhe evazionin në këtë fushë, pasi më shumë se 80% e fermerëve në Shqipëri nuk deklarojnë të ardhura dhe nuk paguajnë taksa, çka i penalizon ata edhe të marrin kredi në banka.