http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një muaj pas përfundimit të skemës favorizuese e cila lehtësonte mjaft debitorët të cilët kishin për të shlyer detyrimet ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë, OSHEE ka rikthyer aktmarrëveshjet me këste. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtorja e arkëtimeve Albana Ferrja shpjegon se pagesat do të vijojnë të jenë me këste, por shuma mujore që do të paguajë secili është më e lartë se më parë. Nga 80% zbritje të e kamatëvonesës që përfitojë me marrëveshjet e vjetra, sot debitorët mund ta arrijnë të ulin vetëm 50% nëse paguajnë në këste më të mëdha. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë sqaron se nuk do të ketë asnjë tolerim edhe për abonentët, të cilët kanë tashmë një marrëveshje lehtësuese nëse nuk paguajnë në kohë faturën korente dhe këstin që kanë të miratuar në kontratë.