Krenar Toromani është nga fshati Kamenicë i Divjakës. Disa muaj më parë, ai mori rrugën drejt Gjermanisë për të kërkuar azil. Në Lushnje preu biletën dhe me autobus kaloi nga Vlora në Itali. Më pas udhëtoi me agjencitë drejt Gjermanisë, me shpresën se do t?i jepnin shtëpi, punë dhe leje qëndrimi.