Halim Kosova, gjinekologu që synon rilindjen e kryeqytetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jemi mësuar ta shohim gjithnjë përkrah qytetarëve. Nga 20 maji, doktor Halim Kosovën do ta shohim sërish pranë tyre, por këtë radhë jo më me bluzën e bardhë, por me kostumin e kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës. Gjinekologu 61-vjecar, Halim Kosova, nis karrierën aktive në politikë mbrëmjen e 3 prillit, kur kryeministri Berisha e përzgjedh atë si pasues të Ministrit të Shëndetësisë nga radhët e LSI-së, Vangjel Tavo, dy ditë pasi kjo forcë politikë njoftoi largimin nga koalicioni. Emri i Halim Kosovës u mirëprit nga Partia Demokratike dhe mbarë opinioni publik. Që në ditën e parë të punës, Kosova dha një shembull qytetarie, që rrallëherë e sheh në politikën shqiptare. Ai përcolli paraardhësin e tij Tavo, pas dorëzimit të detyrës. Halim Kosova drejtoi për 5 muaj Ministrinë e Shëndetësisë gjatë qeverisë Berisha. Ai vinte pas një eksperience të gjatë dhe të suksesshme si drejtues për 12 vjet i repartit obsetrik në maternitetin ?Mbretëresha Geraldinë?. Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, Berisha e vendos në listën për deputetë në Tiranë, ku ai merr dhe mandatin e tij të parë, të cilin e dorëzon për shkak të kandidimit të tij si kryetar bashkie. Gjatë karrierës së tij mbi 35-vjeçare si doktor gjinekolog, qindra mijëra familje shqiptare i kanë besuar shpesh herë duarve të tij. A do t?ia besojnë edhe Tiranën?