http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hyri në skenën mediatike si një aktivist i shoqërisë civile përmes themelimit të lëvizjes ?Mjaft?. Jo çdokujt në ato vite do t?i shkonte në mendje që sot Erion Veliaj, do të merrte përsipër sfidën e garës për Bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës. I njohur si një ministër aktiv, e shumë mediatik ai drejton prej dy vitesh Ministrinë e Mirëqenies Sociale e Rinisë, Ministria e cila ka rëndësi jo vetëm për shkak të buxhetit më të madh që merr përsipër të menaxhojë, por edhe për reformat e domosdoshme që kërkonin ndërhyrje. Ribërja edhe njëherë e skemës së pensioneve, shpëtoi kolpasin financiar drejt të cilët mund të shkonte arka e shtetit, por njëkohësisht ai spikati në këtë dikaster edhe me nismën e hapjes së dosjeve, ngritjes së zyrave të punës dhe ristrukturimit të pagesave sociale. Në imazhin publik, Erion Veliaj shihet si një politikan i ri, energjik e në shumë raste i sulmuar nga kundërshtarët. Për ironi të fatit, 36-vjeçari ka të njëjtën moshë me shefin e tij Edi Rama, në kohën që kryeqytetasit i besuan për herë të parë Bashkinë e Tiranës. Ndryshe nga tradita e partive të mëdha, Veliaj ashtu si dhe Edi Rama nuk vjen të fitojë zemrat e votuesve si një socialist i vjetër. Në 2007-ën ai do të lerë lëvizjen Mjaft, e në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës do të kandidaojë si deputet nën siglën e partisë G99. Pa fituar dot asnjë mandat në këto zgjedhje, në 2011-ën ai i bashkohet kryesisë së Partisë Socialiste si sekretar për rininë e emigracionin. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Veliaj arriti të fitojë një mandat si deputet në qarkun e Gjirokastrës, të cilin e la pas marrjes së detyrës si ministër. Në përballjen që do të ketë me kandidatin Halim Kosova, Veliaj premton se do të bëjë gjithçka që të fitojë Bashkinë e kryeqytetit. Fushata thotë ai do të jetë pozitive dhe qytetare për të kapur kohën e humbur të Tiranës. Erion Veliaj është edukuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Shkenca Politike, e më pas ka vijuar studimet master në Britani, ndërsa përpara se të kthehej në Shqipëri në vitin 2003, ai ka punuar në Amerikën e Veriut e të Jugut, Afrikë e Kosovë. E në një pikë tjetër, ndryshe nga paraardhësi i tij socialist, i cili drejtoi Bashkinë e Tiranës për shumë vite si një beqar, Veliaj është i martuar me juristen Ajola Xoxa. Vitin që shkoi, dasma gjigande e ministrit pati jo pak ?telashe? e ?thashetheme?.