“Veneto banka” mbështet maturantët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Universitetet italiane ofrojnë mundësi të mira arsimimi për maturantët dhe studentët shqiptarë. Të studiosh në Itali ishte nisma më e re e prezantuar në Institutin Italian të Kulturës.Lajmi i mirë është se, nëse keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë, këtë vit do të funksionojnë edhe konkurset që mund të aprovojnë bursa për shqiptarët, por edhe një ndihmë financiare nga Veneto Banka. Vetë drejtori i kësaj banke ka përcjellë mbështetjen e tij. E di që është e vështirë për të rinjtë dhe për familjet shqiptare që të përballojnë koston e studimeve jashtë vendit të tyre, por unë ju siguroj se Veneto Banka do të mundësojë kredi konkurruese dhe me interesa shumë të ulëta për përfundimin e një projekti që do ta vlerësoni gjatë gjithë jetës.Nisma ?Të studiosh në Itali? pret të gjithë të rinjtë që të prezantohen me mundësitë e reja të studimit të shtunën në Tirana internacional duke filluar nga ora 09.30 paradites

Free Traffic Exchange