Serbi - Shqipëri në arbitrazh - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndeshja e Beogradit, Serbi-Shqipëri e 14 tetorit te vitit te kaluar, e cila u luajt vetëm 41 minuta rikthehet në vëmendjen e opinionit sportiv shqiptar dhe atij ndërkombëtar. Gjykata e Arbitrazhit sportive të Lozane të Zvicrës ka nisur të shqyrtoje ankimimet e palëve në lidhje me vendimet që lanë organet e UEFA-s për takimin që u ndërpre në minutën e 41 pas dhunës së ushtruar ndaj lojtarë të kombëtares kuqezi nga tifozët serbe e që solli si pasojë tërheqjen e Kombëtares Shqiptare nga kjo ndeshje. Serbia ka paraqitur sot para Gjykatës se Arbitrazhit sportive mbrojtjen e saj në një séance dëgjimore, duke pretenduar që t?i rikthehen tre pikët që i?u hoqën në klasifikim nga komisionet e UEFA-s për organizim të dobët të takimit. Po ashtu serbet pretendojnë që t?iu hiqet dënimi edhe me 2 ndeshje pa tifozë ne eleminatore. Grupi i avokateve zvicerane që mbrojnë palën serbe e bazojnë kërkesën e tyre marrë si fakt ngritjen e dronit në stadiumin e Beogradit me një flamur ku ishin dy heronj të Shqipërisë si Ismal Qemali dhe Isa Boletini me mbishkrimin autoktonus. Mbrojtja serbe e quan këtë gjë një provokim politik të palës shqiptare. Drejtuesit e Federatës Serbe të Futbollit në deklaraten e tyre të fundit për mediat e këtij vendi kanë shprehur optimizmin Gjykata e Arbitrazhit do të marrë vendim në favorin e tyre. E megjithatë vendimi për ankimimin e Serbisë më shumë gjasa mund të marrë disa ditë kohe, pasi anëtares e trupës gjykuese pritet të dëgjojnë edhe ankimimin e palës kuqezi që do t?i vije radha këtë të premte. Shqipëria humbi ndeshjen në tavoline për braktisje të fushës, ndonëse UEFA nuk mori në konsideratë dhunën e pashembullt dhe koret raciste të tifozerise serbe. Pala shqiptarë do të ngulmoje fort pikërisht tek racizmi i madh në stadiumin e Partizanit të Beogradit që nuk u mor aspak në konsideratë nga organet e UEFA-s dhe më pas si pikë referimi do të merret edhe vendimi i UEFA-s na favor të Rusisë për sfidën e ndërprere me Malin e Zi ku, ruset moren 3 pikët ndonese dhuna ishte shumë më e vogël në raport me atë që kuqezinjtë pësuan në Beograd. Marrja e tre pikëve në tavoline do ti shtonte ndjeshëm shanset e kuqezinjve për tu kualifikuar për ne euro 2016.

Free Traffic Exchange