http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Tu si que vales? shënoi takimin e tij të tretë, por edhe më emocionues. Spektakli i të mërkurës në mbrëmje në Vizion Plus ka përcjellë një puntatë që ofroi edhe këtë herë performanca të shkëlqyera. Por, përtej të gjitha grimcave artistike, ky takim i ?Tu si que vales? ishte një shfaqje plot mesazhe. Edhe pse në përditshmërinë e tij, i riu lëviz me një karrige me rrota, forca për të jetuar me një pasion ndryshe jo vetëm ka prekur publikun në skenë, por edhe anëtarët e jurisë. Tradita dhe ruajtja e vlerave ishte një tjetër mesazh që u dha nga grupi i polifonisë. Të rinjtë nga Gjirokastra kanë fituar duartrokitjet e të gjithë anëtarëve të jurisë dhe sigurisht edhe një performancë me Agron Llakajn. Po aq interesant ishte edhe vogëlushi 3-vjeçar që mahniti Holta Dulakun dhe Vikena Kamenicën me gjuhet që dinte. Perfomancat e kërcimit dhe ato të këngës nuk kanë munguar as këtë herë në ?Tu si que vales?, duke dhuruar emocione te forta.