Dule: Ende pa marrëveshje me PS - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse morri 3 Bashki nga socialistët, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, shprehet e pakënaqur nga marrëveshja e arritur. Partia që përfaqëson interesat e komunitetit çam, kërkon edhe Bashkinë e Patosit, për të cilën socialistët kanë vendosur të kandidojnë Rajmonda Balilin. Pavarësisht këtij momenti, PDIU prezantoi kandidatët e saj për bashkitë Konispol, Rrogozhinë dhe Peqin, përkatësisht Mimoza Arapin, Bujar Nuredinin dhe Sajmir Hasalla. Më e komplikuar duket marrëdhënia mes PBDNJ-së me Partinë Socialiste. Ende nuk ka një marrëveshje mes dy partive dhe Vangjel Dule foli për komunikim politik, por jo për negociata. Dule foli edhe për komunikim edhe me Partinë Demokratike, duke lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit më 21 qershor.