Rreziku nga ndotja e ujit në Marinzë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ato që e kanë pësuar nga përçimi i ujit të ndotur janë lulet,që tashmë edhe pse është pranverë, janë të thara dhe pa jetë. Kjo është familja e Mina Poshnjarit në Marinëz të Fierit. Që prej datës 1 Prill kjo familje ashtu sikurse gjithë banorët e Marinëzës, nuk e përdorin më ujin e puseve jo vetëm për konsum vetjak, por edhe për bagëtitë dhe shpendët. Kryefamiljari tregon se edhe për gatim ata janë të detyruar që ta blenë ujin nga cisternat e botet që vijnë në fshat. Bashkëshortët thonë se çdo ditë zgjohen me frikën se çfarë mund t?iu ndodhë si pasojë e ndotjes. Pas analizave të nxjerra nga instituti i shëndetit publik u konfirmua edhe njëherë se pas shpërthimeve të puseve të naftës uji i pijshëm në Marinzë është i pakonsumueshëm, pasi përmban lëndë toksike. Ndonëse kanë kaluar 15 ditë që nga shpërthimi në puset e naftës të kompanisë kanadeze, ?Bankers Petrolim?, për banorët nuk është dhënë zgjidhje konkrete dhe as kompensim financiar. Në këto kushte shumë familje kanë zgjedhur të braktisin fshatin.