Reagimet për vizitën e Thaçit në Serbi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zv/kryeministri kosovar Hashim Thaçi rrezikon te arrestohet nëse viziton Serbinë. Paralajmërimi vjen nga prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukcevic, qe sqaron se fletearresti i lëshuar ndaj tij ne vitin 1999 nga autoritetet serbe është ende i vlefshëm ne kete vend. Thaci, ish-lider politik i UCK, kërkohej per veprimtari terroriste kundër shtetit serb. Sipas Vukcevic, hetimet për te ishin pezulluar, pasi ai ishte i pakapshëm per organet hetimore.?Është e vërtetë se Interpoli e ka ndaluar vlefshemerine e fletarrestit për Thaçin në vendet tjera, me arsyetimin se bëhet fjalë për funksionare lartë shqiptar, por në Serbi ai është në fuqi dhe, nëse Thaci vjen do te arrestohet?, tha Vukçevic për gazetën serbe ?Blic?. Ndonëse numri dy i qeverise, njëherësh ministër i Jashtëm, Thaci, nuk është shprehur per kete vizite, këshilltari i tij tha se ai i është përgjigjur pozitivisht ftesës se nje organizate joqeveritare per te marre pjese ne konferencen per integrimin e Ballkanit Perëndimor me 24 prill. Homologu i tij Daçiç nuk e priti mire lajmin, duke u shprehur se vizita e tij nuk është e nevojshme dhe se ai vete do ta bojkotonte konferencën.

Free Traffic Exchange