Kandidatët e fundit në garë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Halim Kosova është emri, me te cilin Partia Demokratike do te kërkoje te fitoje Tiranën ne 21 qershor. Tashme te gjitha dilemat per kandidatin per Tiranën jane mbyllur dhe pritet vetëm ceremonia e shpalljes se kandidaturës se Halimit ditën e enjte. Vete Halim Kosova ka ndjekur rutinën e tij te përditshme duke marre pjese ne punimet e Komisionit te Shëndetësie e duke shkuar edhe pse me vonese ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Dita e fundit e qete për te, para se te filloje beteja per Tiranën. Por ndërsa Lulzim Basha ka zgjidhur problemin e Tiranës e Durrësit, ende mbeten pa kandidate bashki te rëndësishme si Shkodra, Lezha, Fieri e Vlora. Edhe ne kampin e majte këto dite pritet zyrtarizimi i kandidatit per bashkinë e kryeqytetit dhe 2 pretendentet kryesore mbeten ministri Erjon Veliaj e sekretari organizativ Blendi Klosi; edhe pse nuk përjashtohen surprizat. Tirana, por edhe bashkitë e tjera qe nuk kane nje kandidat zyrtar besohet se kane qene ne fokus te takimit qe kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ne kryesine e kuvendit me aleatin e tij Ilir Meta. Këto jane orët e fundit te negociatave pasi koalicioni qeverisës ka zyrtarizuar kandidatet per bashkitë me te rëndësishme te vendit; edhe pse vete lsi nuk ka publikuar ende 12 emrat me te cilët do te garoje ne zonat qe i përkasin asaj. Kryeministrit Edi Rama do t?i duhet keto dite te mbylle edhe detajet e marrëveshjes me Vangjel Dulen e Bamir Topin me te cilët ende nuk ka nje ndarje zyrtare te zonave ku keta aleate do te garojnë me figurat e tyre.

Free Traffic Exchange