Sherr për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca largohet nga mbledhja e Komisionit Parlamentar për derkiminalizimin. Shkak u bënë replikat e forta mes kryetarit demokrat te komisionit Oerd Bylykbashi, dhe nënkryetarit socialist Taulant Balla. Pas përfundimit të mbledhjes, demokrati Oerd Bylykbashi tha se mazhoranca, bllokon qëllimisht punën e komisionit, për të kandiduar në zgjedhjet e 21 qershorit, persona me të kaluar kriminale. Si kundërpërgjigje, Taulant Balla, tha se është opozita ajo që nuk është serioze me procesin e dekriminalizimit. Afati i fundit ligjor për regjistrimin e kandidatëve është 2 maji. Nëse komisioni do të punojë me këto ritme, është praktikisht e pamundur që ndryshimet ligjore të prekin këtë afat të paracaktuar ligjërisht.