Lang: Emigrantët sillen nga grupe kriminale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas largimeve masive nga Kosova, por edhe Shqipëria per nje jete me te mire dhe ne kushtet e vështira ne atdhe, per Zv/drejtorin e Përgjithshëm te Policisë Austriake shpresat e emigranteve janë te gabuara. Franz Lang shpjegoi se megjithe arrestimin e qindra personave, dërgimi i azilantëve drejt vendeve europiane bëhet nga grupe kriminale.Franz Lang:Ne kemi identifikuar disa grupe kriminale dhe kemi arrestuar me qindra persona te cilët sjellin dhe shuma te mëdha parash sebashku me azilantet. Nga një ane kemi këta grupe kriminale, ata me te vërtete janë te fuqishëm dhe jetojnë ne luks, ndërsa nga ana tjeter kemi me mijëra njerëz te varfër, te cilet kishin nje shprese te gabuar dhe shiten gjithçka per te kërkuar azil.Sipas numrit dy të policisë austriake arsyet se pse nuk mund te kërkosh azil janë të thjeshta.Nga pikëpamja jone njerëzit me Shqipëri dhe veçanërisht ne Kosovë jetojnë ne shtete te sigurta kështu qe s?ka asnjë mundësi qe kjo te ndodhe. Vitin e kaluar ne kishim nje vale emigrantesh te paligjshëm shumica prej tyre azilkërkues. Kete vit ne kemi rreth 50 mije prej tyre por ashtu siç mundohemi tua shpjegojmë është se ska asnjë shans per te përfituar azil. Ata do te rrije per nje periudhe te shkurtër ne Austri dhe me pas do te kthehen mbrapsht.Lang tha se ulja e numrit të azilkërkuesve mund te vije dhe si pasojë e shtimit të investimeve në vendet e origjinës. Përmirësimi i arsimimit, sistemit të drejtësisë, por edhe sektori ekonomik sipas tij, luajnë rol kyç në reduktimin e kërkesave për azil dhe emigrimin e paligjshëm.

Free Traffic Exchange