Kosovë, pranohet Gjykata Speciale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese i hap rrugën krijimit te Gjykatës Speciale, qe do te hetoje krimet e pretenduara te ish-luftëtareve te UCK gjate luftës se Kosovës. Per këtë janë te nevojshme disa ndryshime ne ligjin themeltar te shtetit, per kushtetueshmerine e te cilave kryesia e kuvendit i kishte kërkuar te shprehej Gjykatës Kushtetuese. Ky institucion shpalli kete te mërkurë vendimin, sipas te cilit ndryshimet e kërkuara jane ne pajtim me frymën e Kushtetutës.Gjykata vendosi te deklaroje të pranueshme kërkesën e kryetarit të Kuvendit, të dorëzuar më 9 mars 2015, me Amendamentin nr. 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Te konfirmoje që Amendamenti nr. 24 nuk pakëson të drejtat dhe Liritë e njeriut, të përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës si dhe në Kapitullin III të Kushtetutës dhe me shkronjën e me frymën e saj, siç është përcaktuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës.Amendamenti i propozuar konsistonte ne shtimin e nje neni te ri, atij 162, ne Kushtetute. Parlamenti i Kosovës me kërkesën e ndërkombëtareve miratoi prillin e kaluar themelimin e Gjykatës Speciale. Të gjitha subjektet politike në Kuvend, me përjashtim të lëvizjes Vetëvendosja, e kane mbështetur ngritjen e gjykatës. Kjo force politike e cilëson atë cenim te sovranitetit të vendit. Përpos propozimeve per ndryshime kushtetuese qeveria miratoi edhe projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave që mund të akuzohen në proceset gjyqësore të kësaj gjykate