http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ekonomisë i rekomandon Autoritetit të Konkurrencës që të rrisë monitorimin dhe survejimin në tregun e karburanteve. Nisur nga problematika që ka patur ky sektor, ku ndryshimi i çmimeve në shumë raste është bërë në të njëjtën kohë nga shumica e pikave që tregtojnë naftë, deputetët e mazhorancës kërkojnë përmes një rezolute që konkurrenca të shtoje kontrollet, ndërsa institucionet ekzekutive të zbatojnë vendimet e autoritetit. Por deputetët e opozitës kanë kërkuar që parlamenti të monitorojë më mirë punën e Autoritetit të Konkurrencës. Në një hetim, i cili zgjati katër vjet për të vërtetuar, nëse ekzistojnë kompani të cilat kanë pozitë dominuese në tregun e karburanteve, konkurrenca doli në konkluzionin që tregu është i ndryshueshëm dhe është e vështirë të konstatohet abuzimi që bëjnë firmat e naftës me tregun. Edhe në këtë rast tregtarët e karburanteve shpëtuan pa marrë asnjë penalitet.