Emrat e PS për qarqet Vlorë e Gjirokastër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Socialistet sjellin emra surprizë në disa prej bashkive më të rëndësishme në vend. Mjeku Dritan Leli është i përzgjedhuri i selisë rozë për të kandiduar në bashkinë e Vlorës. Ndërsa në Sarandë, në garë do të jetë Floriana Koka. Emrat janë bërë të ditur pas takimeve që kryeministri Rama zhvilloi në selinë e PS me deputetet e qarkut të Vlorës. Socialistët kanë zyrtarizuar gjithashtu dhe kandidatët në qarkun e Gjirokastrës. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se emrat u përzgjodhën pas konsultimeve me të zgjedhurit e zonës si dhe me bazën e partisë. Pasi ka përmbyllur emrat në dy qarqet e jugut te vendit, kryeministri Rama ka lënë selinë e partisë, duke shmangur komentet për mediat.

Free Traffic Exchange