http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta janë banorët e fshatit Grecalli në Fier, të cilët ndonëse janë pronarë të tokave prej 20 vitesh nuk kane patur dijeni mbi këtë fakt. Edhe pse rreth 100 familje kanë përfituar nga ligji 7501, ata asnjëherë nuk kanë aplikuar për certifikatë pronësie. Për këtë arsye ata kanë protestuar përpara komunës Qendër në Fier duke kërkuar sqarime për atë që e quajnë një mashtrim nga kreu i komunës. E mësuan se janë pronare te tokës 2 muaj më parë, kur përfaqësues të TAP-it bazuar në dhënat e zyrës së regjistrimit të pasurive u kane dërguar njoftim për të proceduar mbi kompensimin financiar. Banoret thonë se nëse nuk gjejnë zgjidhje dhe nuk marrin aktet e pronësisë do të zaptojnë tokat me forcë. Kreu i kësaj komune Harrilla Mile ka deklaruar se është ngritur një komision qe po merret me verifikimin e kësaj çështjeje. Nga projekti i gazsjellësit TAP në Fier preken 5 komuna.