http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muzika e dhomës, një lloj eventi që i mungonte kryeqytetit prej disa kohësh rikthehet dhe madje me pjesët më të njohura të Moxartit dhe Bethovenit. Teatri i Operas dhe Baletit ka përcjellë përmes një formacioni të vogël të orkestrës pjesë të shkruara nga këta dy autorë të njohur të muzikës klasike. Për këtë kuantet piano kanë interpretuar të rinjtë e Kuartetit frymor të TKOB së bashku me pedagogen dhe artisten Merita Rexha. Pjesët e zgjedhura nga Moxarti dhe Bethoveni janë konsideruar si më të dinjitozet dhe më të njohurat e këtyre dy kompozitorëve. Por rrugëtimi i këtij eventi nuk do të ndalet këtu, pasi djemtë së bashku me Merita Rexhën në piano do ta përcjellin Mozartin dhe Bethovenin edhe në qytete të tjera. Falë edhe ndihmës që kompania Tring po ofron për këta artistë të rinj kjo nismë mund të marrë jetë edhe jashtë kufijve te Shqipërisë. Teatri i Operas dhe Baletit premton edhe më shumë mbrëmje të tilla me muzikë dhome.