Debate në Komision e Ekonomisë për Rrugën e Arbrit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrata që do të lidhë qeveria me kompaninë kineze China State Construcion, e cila do të ndërtojë 27 km e mbetura të Rrugës së Arbrit do të negociohet nga qeveria dhe nuk do të bëhet me tender publik. - Pikërisht ky nen i marrëveshjes koncesionare, ka ndezur debatet në Komisionin e Ekonomisë, pasi jo vetëm shkel konkurrencën e lirë, por buxheti i shtetit detyrohet të paguajë para çdo vit, nëse kompania nuk nxjerr fitimin e saj nga vlera e investimit. Kontrata e bardhë dhe pa asnjë shifër fillestare u pranua edhe nga dy ministrat të cilët prezantuan ligjin përpara deputetëve. Shkëlqim Cani dhe Edmond Haxhinasto konfirmuan se negociatat do të bëhen vetëm përmes një grupi ndërministror dhe firmës kineze, ndërsa parlamenti, i cili do të miratojë këtë koncesion, nuk di asnjë vlere fillestare se sa para do të investohen nga kjo firmë dhe në ç?mënyrë do t?i kthehet mbrapa fitimi. Ish-kreu i Ministrisë së Financave e konsideroi këtë koncesion si një humbje të parave të buxhetit të shtetit. Ridvan Bode tha se e njëjta kompani ka bërë të njëjtën ofertë në kohën e tij, por kabineti Berisha nuk e pranoi. Aludimet e deputetëve të djathtë u bene edhe për përfitimin e mundshëm të kreut të grupit të miqësisë Shqipëri-Kinë, Koço Kokëdhima. Edhe pse ende nuk është bërë studimi, vlera e përafërt që do të japë firma CSC shkon në 300 milion dollarë. Projekti i rrugës së Arbrit ndahet në katër pjesë, ku ajo me gjatësinë më të madhe, por edhe më e vështira për tu ndërtuar do t?i jepet kompanisë China Construcion. Përmes partneritetit publik privat qeveria nuk jep para për ndërtimin e rrugës, por kompania realizon fitimin përmes një tarife që ve për makinat që kalojnë në këtë aks, e nëse edhe këtu fitimi nuk garantohet, atëherë diferencën duhet ta japë buxheti i shtetit. E njëjta firmë njihet edhe për ndërtimin e rrugëve në shtetin maqedonas, por përgjimet e dala në media në këtë shtet kanë ngritur dyshime për ryshfete të dhëna ndaj zyrtarëve atje.

Free Traffic Exchange