Krujë, “rilindja” e pazarit të vjetër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pazari i vjetër i Krujës është destinacion i pashmangshëm për të gjithë ata që duan të vizitojnë qytetin që qëndron në faqen e malit. Ndonëse është një nga asetet më të mëdha të trashëgimisë kulturore, prej vitesh kjo hapësirë ishte lënë jashtë vëmendjes. Por pak kohë më parë në pazarin e vjetër nisi të zbatohet projekti për rikonstruksionin e tij. Zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni panë nga afër ecurinë e punimeve . Numri dy i qeverisë tha se kjo është vetëm faza e parë e projektit. Rikonstruksioni i pazarit të Krujës po realizohet pas një bashkëpunimi të qeverisë me fondin shqiptaro-amerikan dhe bashkinë e qytetit.

Free Traffic Exchange