Shqipëria, e varur nga importi për drithërat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria humbet rreth 87 milion dollar ne vit ne vit si pasoje e lënies se tokës djerre. Nëse kjo hapësire toke, qe përllogaritet te jete rreth 100 mije ha, do te mbillej me grurë, atëherë Shqipëria do te prodhonte te njëjtën vlere drithërash qe importon aktualisht. Ky është vlershmi qe bëjnë ekspertet e fushës, sipas te cilëve Shqipëria nuk e ka luksin qe te përballoje këto kosto, por ndryshimi i situatës duket një mision i pamundur. Shkaqet e lënies se tokës djerre jane nga me te ndryshmet. Qe nga emigracioni, kosto e larta te punimit, apo edhe mungesa e sistemeve kulluese dhe vaditëse. Edhe pse janë marre nje sere nismash ligjore për vendosje taksash, dhënie me qira, apo edhe konfiskim te tokës qe nuk punohet, asnjë prej tyre nuk ka dhene rezultat. Deri ne realizimin e këtyre masave, sektori i buqjesise duhet te jete nje objektiv i qeverise jo vetëm me fjale, por me financime konkrete.

Free Traffic Exchange