http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësues të lartë të politikës, kanë vijuar ritualin e përvitshëm të urimeve me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse. Nga Katedralja e Kishës Autoqefale Shqiptare, ?Ngjallja e Krishtit?, kryeparlamentari Ilir Meta, ftoi qytetarët shqiptarë të besojnë se e nesërmja do të jetë më e mirë. Besimtarët ortodoksë i ka uruar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili uroi për një të ardhme më të mirë. Ashtu si një javë më parë, kur u uruan besimtarët katolikë, në emrë të Partisë Socialiste, urimet i ka përcjellë ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrja Eglantina Gjermeni dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Kjo e fundit përcolli urimet. Këtë të diel të Pashkëve, me qindra kanë qenë besimtarët ortodoksë, të cilët kanë vizituar katedralen ortodokse, duke uruar njëri-tjetrin për më shumë shëndet dhe lumturi.