Guardia di Finanza arreston dy shqiptarë nga Vlora - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehen ne brigjet italiane zbarkimet e klandestineve qe përdorin Shqipërinë si rruge kalimi. Një gomone e drejtuar nga dy skafiste shqiptare është pikasur nga Guardia Di Finanza, teksa i afrohej brigjeve te Ciolos ne Salento. Skafistet nga Vlora te moshës 28 dhe 42 vjeç kanë përfunduar në pranga nën akuzën e favorizimit të emigracionit te paligjshëm. Gomonia e sekuestruar, 10 metra e gjate me dy motorë te fuqishëm, u bllokua ne det dhe u shoqërua ne portin e Otrantos. Udhëtimi kishte zgjatur gjate gjithë natës te se premtes dhe ne agimin e se shtunës mjeti u lokalizua nga Guardia di Finanza, ndërsa udhëtonte me drita te fikura, c?ka tërhoqi vëmendjen. Motovedetat me mbështetjen e nje helikopteri u vunë ne ndjekje te saj. Sipas mediave italiane, 37 klandestinet qe gjendeshin ne gomone janë shtetas siriane, kurdë dhe somaleze dhe mes tyre ka te mitur dhe gra. Ata u transportuan ne nje qendër pritjeje te përkohshme ne Otranto. Ne kanalin e Sicilisë rojat bregdetare italiane gjate ditëve te fundit kane pikasur disa gomone dhe ne tre operacione te ndryshme kane shpëtuar me shume se 1 mije emigrante qe gjendeshin ne vështirësi.