http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka zyrtarizuar edhe kandidatura të tjera për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Sipas vendimit të marrë nga strukturat më të larta të selisë blu, në bashkinë e Peqinit kandidati i PD-së do të jetë Albert Kreci, në bashkinë e Pukës demokratët do të garojnë me Rrok Dodën. Ndërkohë, është vendosur që për bashkinë e Burrelit, përballë kandidatit të mazhorancës, demokratët do të kandidojnë Nezir Rizvanin dhe në Klos garon Basir Çupa. Ndërsa në Divjakë, mësohet se PD do të kandidojë Irakli Gorea.