http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrugët e Lezhës mbeten të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve apo kalimtareve. Statistikat për tre mujorin e parë të këtij viti tregojnë se ne çdo tre dite është regjistruar te paktën një aksident. Sipas te dhënave të marra ne rruge zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës, mësohet se nga muaji janar deri në fund të muajit mars, janë regjistruar 30 aksidente automobilistike, me 8 persona te vdekur, 7 persona te plagosur rende dhe 42 persona te plagosur lehte. Një bilanc ky i frikshëm që përveç pasojave të renda në njerëz, ka shënuar edhe pasoja në automjeteve dhe sinjalistiken rrugore. Përballe këtyre shifrave edhe masat e policisë kane qene te shumta ku mesatarja ditore per tre mujorin, ka qene 110 masa administrative. Sipas specialisteve rrugore, shkaqet e aksidenteve ne Lezhe krahas pakujdesisë nga ana e drejtuesve te mjeteve, mbetet edhe sinjalistika ku shumica e rrugëve jane pa ndriçim, ndërsa mungojnë thuajse totalisht mbikalimet, për kalimtaret.