http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuksianet po ndjekin shembullin e Kosovareve. Numri i qytetareve qe tentojne te shkojne drejt Gjermanise eshte gjithnje ne rritje pavarsisht nese ja dalin ose jo. Por këtë herë ndryshe nga Kosovarët të cilët zgjidhnin të kalonin në kufi në rrugë ilegale shtetasit shqiptarë nga Kukësi udhëtojnë me pasaporta dhe në kushte komode. Kjo për shkak se pasi përfitojnë nga liberalizimi i vizave me vendet e BE-së.Qellimi i tyre eshte te qendrojne pertej afatit prej tre muajsh qe parashikon levizja e lire. Mesatarisht janë 10 familje në ditë nga Kukësi, por edhe nga fshatrat, që udhëtojnë kryesisht drejt Gjermanisë, por edhe vendeve të tjera të BE-së për të kërkuar azil. Ndërkohë ky fenomen ka prekur me shume te rinjte.