Femijeve me aftesi te kufizuara, u mohohet arsimimi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Femijeve me aftesi te kufizuara u mohohet e drejta per arsimim. Ligji i miratuar ne vitin 2012 i cili parashikon qe femijet e kesaj kategorie te arsimohen ne shkollat normale nuk zbatohet.drejtoria arsimore justifikohet duke thene se eshte e veshtire qe ky proces te realiziohet per shkak te mungeses se mesuesve ndihmes. Ky eshte Ergi Kurti, djali 8 vjecar, te cilit i eshte mohuar e drejta per tu arsimuar.Bruna e ema e tij, tregon se megjithese djali kishte nje miratim te posacem nga komisioni i ngritur serisht nuk mundi dot te regjistrohej ne shkollen 9 vjecare, ?Deshmoret e Lirise.? Sipas sociologeve eshte me rendesi, qe keta femije te mund te shkollohen ne shkolla normale, per tu socializuar dhe per te sjelle me teper permiresime ne gjendjen e tyre shendetsore. Ne klasat te cilat kane femije me aftesi te kufizuar kryesisht femije autik, ose me aftesi te tjera te kufizuara mendore nevojitet nje mesues ndihmes, atehere kur komisioni i ngritur nga drejtoria arsimore miraton qe ky femije mund te shkoje ne nje shkolle normale. Ligji per arsimin gjithperfshires, i aprovuar ne vitin 2012, nuk ka gjetur ende zbatim. Aktualisht ne kryeqytet ka 473 femije me aftesi te kufizuar te cilet jane pjese e sistemit arsimor ne parauniversitar, nga ku 211 raste jane te femije autik. Megjithate ka qindra raste si ne zonat urbane ashtu edhe ne ato periferike, te cileve u mohohet e drejta per arsimim.

Free Traffic Exchange