THETHI, “mbetet” i izoluar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithese eshte nje nga destinacionet me interesante per turizmin malor thethi eshte i veshtire per tu arritur. Rruga qe lidh bogen me thethin vazhdon te mbetet e bllokuar nga bora. Ndersa turistet qe i hyjne aventures perballen shpesh me veshtiresi te medha. Këta janë disa vizitore nga Tirana, të cilët në këto ditë të ftohta prilli kanë zgjedhur që ta kalojnë fundjavën në Theth. Ndonëse është një nga zonat më tërheqës për pushuesit, prej katër muajsh rruga që lidh Bogën me Thethin vazhdon të jetë e bllokuar nga dëbora. Vështirësi për të mbërritur në fshatin turistik te Thethit patën edhe tre vizitore nga Tirana. Por menjeherë sapo janë lajmëruar mbi gjendjen në të cilën ndodheshin tre personat, kryetari i komunës dhe një biznesmen nga Thethi, kanë shkuar në ndihmë të tyre. Për ata që duan të arrijnë Thethin gjithsesi ka një mundësi të vetme, që është ajo nëpërmjet Dukagjinit, në rrugën Prekal, Kire, Shosh dhe Shale dhe pastaj në Theth. Banorët atje bëjnë apel për ndihmë pasi përveçse detyrohen që të kthejnë turistët mbrapa mbijetesa është bërë shumë e vështirë pasi më shumë se gjysmën e vitit jane pothuajse të izoluar.Aktualisht sasia e dëborës arrin mbi një metër, ndërsa në disa vende arrin deri mbi 2.5 m.