Bashkimi i Ballkanit në BE - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qëndrimit të Beogradit zyrtar që e ka cilësuar si një provokim deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama ?Se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen nën ombrellën e Bashkimit Europian?, ka sjellë reagimin e krerëve të shtetit në Prishtinë.Presidentja Atifete Jahjaga, në një intervistë për të përditshmen serbe ?Danas?, ka deklaruar se ?Integrimi në BE do të shënojë bashkimin ndërmjet gjithë popujve, përfshirë dhe popullin e Kosovës si pjesë të pandashme?. Jahjaga shton se anëtarësimi është qëllimi i të gjitha shteteve të Ballkanit. Dhe se Kosova, si një shtet i pavarur dhe sovran e ka objektiv primar. Më herët dhe kryeministri Isa Mustafa deklaroi se shqiptarët do të bashkohen në BE. Kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë të përbashkët me zv/kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në Mal të Zi, deklaroi se ideja e bashkimit, nuk është ajo e para 100 vjetëve. Ai tha se dy shtetet do të bashkohen vetëm pas integrimit në BE. Por kjo deklaratë është cilësuar si një provokim nga pala serbe. Beogradi zyrtar i ka përcjellë ambasadorit të Shqipërisë në serbi dhe një notë proteste duke thënë se komente të tilla cenojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan.