http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky eshte regjistri i gardës, në të cilat janë të shënuara edhe urdhrat e dhëna gjatë demostratës së 21 janarit në vitin 2011. Një ditë pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri se është kallëzuar penalisht ish-Ministri i Brendshëm aktualisht kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Vizion Plus siguron dokumentin në të cilin janë shënuar urdhrat. Nga verifikimi i librit, rezulton se në faqen 128 në orën 14 e 54 ka një shënim të Gjeneralit: Asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kunder demonstruesve. Ndërkohë, që në orën 16 e 28 një urdhër i Ministrit të Brendshëm: Komunikoni me gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri dhe te hedhe lende lakrimogjene mbi demonstruesit te ?Piramida?. Sipas ministrisë, dy shënimet janë të falsifikuara e më konkretisht në fjalët pa zbatuar ligjin e lakrimogjene pasi ndërhyrjet duken dhe me sy të lirë. Tahiri tha nje dite me pare se ish-ministri Basha kishte urdhëruar hedhjen e lendeve kimike mbi protestuesit e jo ato lakrimogjene. Për këtë, Lulzim Basha është kallëzuar penalisht për falsifikim dokumentesh dhe dhënie urdhrash të paligjshme në ngjarjet e 21 janarit.