http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me shume se sa investimet ne infrastrukture, qeveria ka shpallur prioritet sigurinë rrugore. Për këtë qellim, po investohen miliona leke ne drejtim te rritjes se elementeve te sigurisë, pasi aksidentet ne vit marrin mbi 300 jete njerëzish. Qeveria shqiptare do te marre hua nga Banka Botërore rreth 66 milion euro, vetëm për mirëmbajtjen e rrjetit te rrugëve për sigurinë. Kjo hua, se bashku edhe me fondin qe ka vene ne dispozicion qeveria shqiptare per investimet ne infrastrukturën e sigurisë rrugore do te bëjnë te mundur qe një qytetar qe qarkullon ne rrugët e Shqipërisë te ndjehet me i sigurt. Shqipëria ka një sistem prej 1300 km rruge.