Jo shitje karburantesh pa faturë fiskale - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-29 0

Ministria e Financave deklaron se pikat e karburanteve nuk do të lejohen më të shesin, nëse kanë defekt në kasën fiskale. Udhëzimi aktual i lejon ato, që në rast avarie të kasës të shesin 72 orë në rrugë manuale, por zëvendësministrja Irena Beqiri thotë se kjo hapësirë është përdorur gjerësisht për evazion taksash.