http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një kontroll i detajuar shëndetësor duhet te behet për banoret e Marinzes, sidomos tashme pas shpërthimit ne pusin e Bankers. Është shefi i Toksikologjisë ne QSUT doktor Zihni Sulaj, qe kërkon nje gje te tille për shkak te helmeve te shumta ndaj te cilave janë te ekspozuar banoret. Banoret e zonës se Marinzes te prekur nga shpërthimi i një jave me pare ne pusin naftenxjerres te kompanisë ?Bankers Petroleum? duhet t?i nënshtrohen nje kontrolli te imtesishem shëndetësor. Apeli vjen nga shefi i toksikologjisë ne QSUT doktor Zihni Sulaj, i cili i ftuar ne emisionin e mëngjesit ?7 pa 5? ne Vizion Plus shpjegoi dhe rreziqet qe atyre u kanosen, sidomos pas shpërthimit, por edhe ne përgjithësi për shkak te kontaminimit te vazhdueshëm te zonës. Zoti Sulaj theksoi gjithashtu se kompania duhet te mendoje dhe te hartoje një plan shpërnguljeje per te gjithë banoret e Marinzes, nëse do te vijoje te shfrytëzoje ate zone naftëmbajtëse qe nuk mund te jete njëkohësisht edhe zone e banuar.