http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu sikurse pritej ?Tu si que vales? ka përcjellë edhe në puntatën e dytë performanca të jashtëzakonshme. Njeriu hardhucë, i riu Boban që performonte me duar, Edmond Dyshka që sfidoi veten ne nje numër spektakolar ne 19 metra lartësi dhe shumë të rinj të tjerë kanë mundur që të rrëmbenin pa shkëputje vëmendjen e të gjithë anëtarëve të jurisë. Batutat edhe këtë herë nuk mungonin, e sidomos nga një juri së cilës nga impakti me performancat gjithçka i vjen natyrshëm. Vikena shumë e ndjeshme ndaj muzikës së lehtë shqiptare, ashtu sikurse edhe në takimin e parë kur u ngrit të shoqëronte në skenë të riun që përcolli një serenatë korçare këtë herë është ngritur për të komplimentuar bukuroshen Eleni qe kishte zgjedhur te performonte ne ?Tu si que vales? këngën ?Moj e bukura more?. ?Tu si que vales?, është ende në fazën e përzgjedhjes së konkurrentëve për t?i dërguar ato në fazën eliminatore, çka siguron se performancat për çdo takim pritet të jenë edhe më impresionuese.