http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brukseli u bën apel autoriteteve shqiptare per nje proces te shpejte dhe te papenguar per hetimin e dosjes se deputetit kristian demokrat Mark Frroku, i akuzuar per një vrasje ne bashkëpunim ne Belgjike ne vitin 1999. Zedhenesja e Komisionit Europian u kujdes të nënvizojë se ligji duhet zbatuar plotësisht, pa kompromis.?Komisioni Europian po ndjek me interes zhvillimet per çeshtjen e deputetit Frroku. Prioritet mbetet zbatimi i ligjit dhe sundimi i shtetit te se drejtës pa kompromis. Ne presim nje proces te shpejte dhe te papenguar per te hedhur dite mbi ketë çeshtje. Hetimi duhet te jete i plote dhe te zhvillohet ne mënyrën e duhur nga Prokuroria dhe Gjykatat. Theksojmë rëndësinë e përmbushjes se përgjegjësive përkatëse te te gjithë institucioneve, qe ky proces te kryhet ne përputhje me ligjin. Bashkëpunimi ndërkombëtar përfshin vendet e BE-se është i rëndësishëm ne luftën kundër aktiviteteve kriminale.?Zëdhënësja e Komisionit Europian u ndal edhe tek çeshtja e dekriminalizimit, duke kërkuar zbatimin e marrëveshjes së dhjetorit në parlament.?Dekriminalizimi lidhet ngushte me nje shtet te forte ligjor dhe shpresojmë qe ky te jete parimi kryesor i punes se komisionit parlamentar. Eshte me rendësi qe marrëveshja e dhjetorit te zbatohet dhe te zbatohet gjithashtu nje prej prioriteteve kryesore, reforma ne gjyqësor per forcimin e pavarësisë, efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve te drejtësisë?.Deputeti Mark Frroku ndodhet ne masën e sigurisë ?arrest me burg?, pas vendimit te dhëne nga Gjykata e Lartë pak ditë më parë. Ai akuzohet nga autoritetet belge se ka vrarë Aleksandër Kurtin në Bruksel, pas një konflikti për çështje të rrjetit të prostitucionit.