http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
As mazhoranca dhe as vete opozita nuk kishin pritshmëri se propozimi i PD për uljen e TVSH per energjinë nga 20 ne 6% do te siguronte votat e 71 deputeteve. Demokratet risollen kete premtim elektoral te Partisë Socialiste per te argumentuar se qeveria ka mashtruar votuesit; duke lajmëruar se ne fushatën e 2017 ky do te jete nje prej premtimeve te opozitës. Por ndërsa zgjedhjet parlamentare jane ende larg, ish-kryeministri Sali Berisha ka propozuar jo per here te pare amnisti per faturat e prapambetura te energjisë elektrike; propozim qe u prit nga mazhoranca me te njëjtin qëndrim si propozimi per uljen e TVSH. Por jashtë debateve ne seance plenare, nuk mbeti as kompania ?Bankers Petroleum?; te cilës opozita i doli ne mbrojtje duke kritikuar sjelljen e qeverise ndaj saj. Nje dite me pare kryetari i PD Lulzim Basha ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, foli per dëmshpërblimin e dëmeve per banoret e Patos Marinzes, por u tregua i kujdesshëm te mos sulmonte kompaninë ?Bankers?.