Gazi në Marinëz, i rrezikshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse pritej që gjendja në Marinzë të Fierit të merrte një zgjidhje sa më të shpejtë, faktet tregojnë krejt të kundërtën. Numri i banorëve që ankohen në urgjencë për probleme shëndetësore, nga gazi dhe ajri i ndotur, është shtuar ndjeshëm. Përfaqësues të ?Bankers Petrolium? bënë të ditur pak ditë më parë se gazi që shpërtheu nga puse nuk ishte i rrezikshëm, një qëndrim që u përforcua dhe nga autoritetet e ministrisë së energjetikës. Por për deputetin e partisë socialiste Benik Baraj, kjo nuk është e vërtetë. I ftuar në emisioni ?7 pa 5? në Vizion Plus, Baraj sqaroi se gazi që këta banorë kanë thithur është i njëjtë me atë që është përdorur gjatë luftës së parë botërore. Ndonëse tashmë autoritetet kanë kërkuar pezullimin e veprimtarisë së kompanisë kanadeze ?Bankers Petrolium?, deri më tani, për banorët e Fshatit Marinzë nuk është bërë asgjë. Shpërthimi i puseve të naftës në ditën e parë të prillit, nuk ishte gjë tjetër veçse pjesa e radhës e një seri të gjerë shkeljes dhe dëmesh që kompania ?Bankers Petrolium? i ka shkaktuar banorët të kësaj zone naftëmbajtëse për vite me radhë.