BE reagon për deklaratën e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar në intervistën e përbashkët me zv/kryeministrin e Kosovës Thaçi se ?dy vendet do të arrijnë bashkimin kombëtar në momentin qe integrohen në BE?, kjo është cilësuar si një provokim nga zyrtarë në union. Maja Konçiaçiç, zëdhënëse e Komisionit Europian, tha se këto komente për Bashkim janë një provokim i papranueshëm. Sipas saj ato nuk shkojnë në përputhje me politikat e bashkëpunimit rajonal. Pas këtij qëndrimi ka ardhur një tjetër reagimi i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Ai tha se tashmë ka ardhur koha që t?i jepet fund ndryshimit të kufijve në Ballkan. Më herët në një qëndrim të tij për këtë çështje, zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi nga Kroacia se ky koment është keqkuptuar. Sipas Thaçit, Rama foli për heqje të kufijve vetëm pas anëtarësimit në BE, një qëndrim zyrtar i artikuluar edhe nga eurkomisionere dhe personalitete të larta në Bruksel. Rama e Thaçi i bene këto deklarata gjate nje interviste te përbashkët gjate qëndrimit te tyre ne Mal te Zi.