Dita ndërkombëtare e romëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Romet kane zgjedhur një simbolike te veçante per te shënuar diten ndërkombëtare te tyre. Me nje loje futbolli, ata kane dashur te tregojnë se per çështjen e tyre topi është hedhur sa nga njeri institucion ne tjetrin. Romet serish kane apeluar për te drejtat kryesore strehimin dhe punësimin. E ndërsa në shumë vende të botës kjo ditë është konceptuar si protestë për komunitetin rom, në vendin tonë është zgjedhur një mënyrë tjetër për të përcjellë mesazhe. Të rinj të këtij komunitetit janë mbledhur bashkë për të përcjellë grimca arti nga kultura e tyre. Ministria e Kulturës u kthye në një ambient ku nuk mungonin piktura, muzika, kërcimi dhe kostumet shumëngjyrëshe të këtij komuniteti. Mesazhi i këtij aktiviteti ishte përhapja e kulturës nga vetë komuniteti rom, së pari duke u arsimuar.

Free Traffic Exchange