20 vjet burg për Ardian Bitrajn - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
35 vite burg për dy ish-punonjësit e Bankës se Shqipërisë Ardin Bitrajn dhe Mimoza Bruzian, te cilët akuzohen se kane vjedhur nga dega e thesarit mbi 713 milion leke. Kjo ishte kërkesa e Prokurorisë per dy te pandehurit, te cilet e kane pranuar autorësinë e vjedhjes dhe per me tepër do te përfitojnë uljen e 1/3 se dënimit qe do te japë Gjykata. Dy te pandehurit kane qene te pranishëm ne seance, por nuk kane shfaqur asnjë reagim ndaj kërkesës se organit te akuzës. Hetimi per këtë çështje, nisi ne korrik te vitit te kaluar. Te akuzuar per vjedhjen, Prokuroria mori 19 punonjës mes te cilëve edhe ish-guvernatorin Fullani, hetimi per te cilin ende nuk ka përfunduar. Ndërkohe, Gjykata rrezoi nje seance me pare kërkesën e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, për gjykimin në një çështje të vetme të kthimit të shumës së vjedhur, duke i kërkuar përfaqësueseve të bankës t?i drejtohet Gjykatës civile me nje tjetër padi.