Ministri Lefter koka akuzon “Bankers” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo që ndodhi më 1 prill të këtij viti në Marinzë të Fier është shoqëruar me debate dhe reagime të ashpra edhe nga Ministria e Mjedisit. Gjatë një takimi me banorët e zonave të prekura nga masakra mjedisore e kompanisë ?Bankers Petroleum?, ministri Lefter Koka ka bërë përgjegjëse të vetme, firmën kanadeze. Pasi është njoftuar për vizitën e disa deputetëve të PD-së në të njëjtën zonë, ministri Koka, nuk ka nguruar të theksojë se aktiviteti që kryen ?Bankers Petroleum? nuk është kontrolluar për 8 vjet me radhë nga ish-qeveria Berisha. Duke u mundur që dikush t?i japë zgjidhje problemeve të tyre, banorët të irrituar i kanë kërkuar edhe ministrit Koka siguri për jetën e tyre. Të martën ishte Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së që vizituan zonat e prekura, takim ky që u shoqërua me debate dhe reagime të ashpra nga banorët e zonës. Edhe pse kanë kaluar 8 ditë që nga shpërthimi i puseve, banorët ende nuk ndihen të sigurt. Madje vetëm brenda këtyre ditëve, në qendrën spitalore të Marinzës janë shtruar 12 veta me simptomat e helmimit, gjë që shton akoma më shumë frikën në mesin e banorëve.

Free Traffic Exchange