7-vjetori i Kushtetutës së Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova kremton 7-vjetorin e miratimit të kushtetutës. Në një ceremoni simbolike të organizuar në ministrinë e drejtësisë, kanë qenë të pranishëm zyrtarët më të lartë të shtetit. Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa rikujtuan se akti me i lartë juridik kurorëzoi pavarësinë e Kosovës. Ky përvjetor e gjen shtetin më të ri në Ballkan me një pozitë më të konsoliduar në rajonin e Ballkanit, ndërsa vendi është në një proces bisedimesh me Serbinë. Kosova njihet ndërkombëtarisht prej 106 nga 193 shtete anëtare të OKB-së dhe 23 vende të Bashkimit Evropian. Me Brukselin, qeveria Mustafa është në negociata për të marrë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave.