Vlorë, tre të vrarë dhe një i plagosur - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Masakër ne Vlore. Tre persona mbeten te vrare dhe nje i plagosur gjate shkëmbimit te zjarrit ne lagjen ?Çole?. Viktimat janë Alfred Velaj, Haki Rakipi si dhe Albi Limaj, i cili gjeti vdekjen në spital, ndërsa i plagosuri është Aleksandër Llanaj. Krimi qe tronditi qytetin bregdetar ndodhi rreth orës 14 e 20 minuta te se martës ne nje lokal pas përplasjes mes dy grupeve rivale. Gjithçka ka nisur kur Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, pjesëtar te njëjtit grup mbërritën me makinat e tyre pranë lokalit dhe hapen zjarr. Plumbat lanë te vrare dy prej pjesëtareve te grupit tjetër Haki Rakipin dhe Alfred Velaj qe ndodheshin brenda lokalit. Kundërpërgjigja e miqve te dy viktimave ka lënë te plagosur Aleksander Llanajn dhe Albi Limajn, ky i fundit humbi jetën ne spital për shkak te plagëve te marra. Dy nga te dyshuarit si bashkautorë te masakrës shoke te viktimës Limaj janë përpjekur te largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre. Ata kane braktisur makinën ne afërsi te spitalit te Vlorës. Por pak minuta me vone Ervis Mehmeti dhen Ani Delaj janë arrestuar nga forcat e policisë. Ne pranga ka përfunduar edhe i plagosuri Aleksandër Llanaj. Ne vend ngjarje janë sekuestruar dy makina tip Bmv x5 si dhe dy pistoleta. Motivet e këtij krimi te rende nuk janë zbardhur ende, por ekspertet dyshojnë se behet fjale per një prishje te mundshme pazaresh mes te dyja grupeve kriminale.