Dyshime për vendimin e pafajësisë së Frrokut - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i plotë i pafajësisë per Arben Frrokun, ka thelluar përplasjen mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës se Krimeve te Renda. Burime nga organi qendror i akuzës bëjnë me dije se pesë ditë nga shpallja e vendimit, Prokuroria nuk e ka ende materialin e zbardhur në zyrat e saj, ndonëse ai u lexua i arsyetuar në sallën e gjyqit. Prokuroria nuk është mjaftuar me kaq. Kjo vonesë ka bërë që ajo të ngrejë dyshime mbi gjykatën, duke i kërkuar asaj zyrtarisht regjistrimin audio të vendimit. Pikëpyetja kryesore e akuzës lidhet me faktin se gjyqtarët mund të modifikojnë argumentimet për provat qe çliruan Arben Frrokun nga akuza e vrasjes me dashje te kryekomisar Dritan Lamaj. Por te pyetur nga Vizion Plus, burime nga Gjykata e Krimeve te Renda kane pohuar se janë brenda afatit per dorëzimin e vendimit, i cili sipas tyre është ende duke u redaktuar. Pavarësisht nëse e merr apo jo te zbardhur vendimin, organi i akuzës do te beje apelimin e tij për te cilin ka afat deri te martën e javës qe vjen.Për Prokurorinë argumentet e Gjykatës, te cilat rrezuan provat për fajësinë e te pandehurve, nuk qëndrojnë. Për pasojë, ata do të drejtohen ne Gjykatën e Shkalles se Dyte për te kërkuar fajësinë e te pandehurit Frroku.

Free Traffic Exchange