Të akuzuarit si “xhihadistë” mallkojnë gjyqtarët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E kane përcaktuar si ?Gjykate te Djallit?, e cila jep vendime duke u dhënë lirinë vrasësve. Deklarata është bere këtë të martë ne Gjykatën e Krimeve te Renda nga të akuzuarit si rekrutues te xhihadistëve në Siri dhe Irak. Madje të pandehurit nuk kane kursyer edhe mallkimet, duke u shprehur ne para gjyqtarëve: Vdekshi, Gjykate e Djallit. Ne fakt seanca nisi me debate pas rrëzimit nga Gjykata te kërkesës për gjykim te shkurtuar per te pandehurit Orion Reçi dhe Astrit Tole, qe kane pranuar mbrojtjen me avokat. Kjo ka bere qe avokati i Orion Reçit te kërkoje përjashtimin e trupit gjykues, ndërsa ne salle dëgjohej thirrja: ?Vdeshi te gjithë Inshalla?. Imami Bujar Hysa u është drejtuar gjyqtareve duke ju thëne se ata japin vendime pafajësie per te akuzuar për vrasje. ?Ne nuk jemi naiv, me ne po beni teatër?, u është drejtuar ai Gjykatësve. Të pandehurit u shprehën se janë krenare qe janë myslimane dhe se Zoti do t?i shpërbleje vëllezërit e tyre ne Siri.Seanca e radhës do te mbahet me 14 prill.