http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vazhdën e monitorimit të premtimeve elektorale që kanë patur kryetarët lokalë në zgjedhjet e vitit 2011, lëvizja ?Mjaft? ka publikuar raportin e një ndër bashkive më të mëdha të vendit, atë të Vlorës. Në vërtetëmatësin e këtij qyteti, konstatohet se një pjesë e mirë e premtimeve janë mbajtur, sidomos ato të cilat lidhen me uljen e taksave, luftën e informalitetit dhe përmirësimin e kushteve të turizmit dhe kulturës. Premtimet e parealizuara kanë qenë ato të cilat në thelb të tyre kanë patur fushën e mjedisit, ku premtohej ngritja e një landfilli. Gjithsej kryebashkiaku Shpëtim Gjika ka patur 78 premtime për qytetarët e Vlorës në fushatën e 2011-ës.