Drafti për lojërat e fatit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje nga masat e para te qeverise Rama ishte aksioni kundër informalitetit ne tregun e lojërave te fatit. Sot pas afro 2 vitesh qeverisje, mazhoranca ka gati nje ligj i cili ne thelb rrit taksat për këto lloj biznesi, me qellim dekurajimin e zhvillimit te tyre. Por duket se, ligji nuk ka masa konkrete për rregullimin si dhe reduktimin e informalitetit. Këto janë dy shqetësimet qe bizneset e kësaj fushe kane ndaj ligjit te ri. Duke raportuar ne Komisionin e Ekonomisë lidhur me risitë qe sjell ky projektligj, bizneset propozuan disa ndryshime, te cilat ne thelb kane te bëjnë me uljen e taksave dhe tatimeve. Rritja me 10-fish e tyre do te stimuloje informalitetin dhe evazionin. Tregu i kazinove është nje nder me delikatet ne vend, pasi ai krijon varësi te forte tek ata qe luajnë, duke shkaktuar probleme te mëdha sociale.Shqiptaret, si nje populli i varfër, janë te prirur te luajnë, duke provuara fatin. Per shkak te informalitetit te larte është e vështire te jepet një shifër e xhiros qe shpenzohet ne këto lojëra.